top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “B”; PRISHTINË | TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI AUTOMATIKE: KRIMINELËT MBOLLËN TERROR; POLICIA U KUNDËRPËRGJIGJ DUKE VËNË NË ZBATIM OPERACIONIN E KODUAR “UNAZA E ÇELIKTË”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 8 hours ago
  • 1 min read

Rruga “B”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:

1- Mbrëmë pati të shtëna me armë zjarri automatike (kallashnikov).

 

Dy veta me armë zjarri automatike u larguan në këmbë në drejtim të rrugës “Prekazi”.

 

Policia vendore ka vënë në zbatim operacionin e koduar “Unaza e Çeliktë” me qëllim lokalizimin dhe arestimin e dorasve.


Njoftim | Mbrëmë rreth orës 23:55 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bardhyl Qaushi”, në Prishtinë”.

 

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, të cilat, kanë rezultuar me gjetjen e dy lloje gëzhojash.

 

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkaq dy vetura janë dëmtuar.

 

Policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve, dhe në të njëjtën kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page