📢DEKLARATË PËR SHTYP NGA KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT NË LIDHJE ME VDEKJET E PUNËMARRËSVE NË VENDET E PUNËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Shqetësuese mungesa e reagimit parandalues institucional dhe zërit sindikalist për aksidentet tragjike në punë, gjatë javëve të fundit.
Sipas raportimeve në media, në më pak se një muaj janë shënuar 7 viktima në punë.
Rasti më i fundit është shënuar në prroin e Holtës (Gramsh), ku zbatohej projekti për ndërtimin e një hidrocentrali, ku gjetën vdekjen dy të rinj të moshës 22 e 32 vjeç.
Para këtij rasti, në Klos, humbi jetën një tjetër punonjës i ri 29 vjeçar në një fabrike të përpunimit të kromit, pas një rrëshqitje masive me ujë.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) vëren me shqetësim se raste të tilla, të përsëritura, pavarësisht se raportohet se kryhen verifikime për sigurinë në punë, në të vërtetë kalohen në heshtje institucionale nga organet përgjegjëse që duhet të kryejnë inspektime të rregullta parandaluese (jo vetëm kur ndodh aksidenti) për respektimin e rregullave të sigurisë në punë.
Gjithashtu, prokuroria duhet të kryejë hetime të gjithëanshme e në kohë të arsyeshme, për të verifikuar përgjegjësitë e punëdhënësve.
Në këtë vështrim, duke marrë shkas nga numri shqetësues i viktimave në punë 3 javët e fundit, KShH vëren organet përkatëse shtetërore në drejtim të zbatimit rigoroz të legjislacionit tonë për sigurimin e shëndetit dhe jetës të punonjësve kanë mangësi serioze, çka është një këmbanë alarmi për punonjësit që veçanërisht për shkak të kushteve të vështira sociale ekonomike punojnë edhe në sektorë të vështirë dhe me rrezik të lartë për shëndetin e tyre.
Për leximin e deklaratës së plotë, ju lutemi të trokisni (klikoni) në lidhjen e mëposhtëme: 👇👇👇
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments