top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PARIS: AKTORI FRANCEZ GERARD DEPARDJE (GÉRARD DEPARDIEU) U DËNUA ME 18 MUAJ BURG ME KUSHT PËR SULM SEKSUAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 13
  • 2 min read
ree

Paris, Francë | Aktori francez Gerard Depardie (Gérard Depardieu) është dënuar me 18 muaj burg me kusht për sulm seksual në Francë.

 

Aktori 76-vjeçar francez shpallet fajtor për fakte që datojnë që nga një set xhirimi i vitit 2021, nga të paktën një nga dy gratë që e akuzuan atë për abuzim.

 

Ai u dënua në mungesë në një gjykatë të Parisit, në veçanti, për sulme seksuale ndaj dy grave gjatë sheshit të xhirimit të një filmi në vitin 2021.

 

Në fund, aktori francez i përfaqësuar në gjykatë nga avokati i tij u shpall fajtor për sulm seksual ndaj Amelisë (Amélie), 54 vjeçe, dhe ndaj Sarës (Sarah) (jo emrat e tyre të vërtetë), 34 vjeçe, përkatësisht dekoruese dhe asistente regjisore në realizimin e filmit “Les volets verts” nga z. Xhin Beikës (Jean Becker).

 

Gjykata gjithashtu e dënoi z. Depardie (Depardieu) me dy vjet burgim pa të drejtë për t’u paraqitur në gjyq dhe e regjistroi atë në regjistrin e abuzuesve seksualë, në përputhje me kërkesat e prokurorit.

 

Ai do të apelojë dënimin e tij”, njoftoi avokati i tij, Jérémie Assous, në fund të seancës dëgjimore.

 

Avokati i aktorit e kritikoi ashpër dënimin, duke argumentuar se që nga momenti që akuzoheni në një rast të quajtur sulm seksual, ju dënoheni automatikisht.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page