KRYETARI I SUBJEKTIT POLITIK PUSHTET-KËRKUES PARTIA “MUNDËSIA” AGRON SHEHAJ DENONCOI SE VOTAT PO IA SHPALLIN TË PAVLEFSHME.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryetari i subjektit politik pushtet-kërkues Partia Mundësia denoncoi përpjekjet për manipulimin e votave në Tiranë.
“Në KZAZ 40, në Shkollën Sami Frashëri, 6 fletë votimi të Partisë Mundësia po tentohen të shpallen të pavlefshme.
Edhe pse janë me dy vulat e komisionit të votimit, arsyeja banale është se fletët kanë ngjyrë të zbehtë.
Mbi këtë rast sapo u lajmëruar z. Celibashi, ndërkohë z. Shehaj po niset drejt KZAZ-së”, thuhet në denoncimin publik të Partisë “Mundësia”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments