FSHATI TEJDRINË; KUKËS | U ARRESTUA LUTFI MICI: AKUZOHET SE KULTIVOI HASHASH TE “KROI I BARDHË” SE BASHKU ME TË VËLLANË NUREDIN MICI (TASHMË I ARRESTUAR).
- Agjencia Telegrafike Vox 
- May 13
- 1 min read

Fshati Tejdrinë; Kukës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Lutfi Mici.
Ai akuzohet se në bashkëpunim kriminal me vëllain e tij Nuredin Mici kultivuan bimë nakrkotike (hashash) - në vitin 2024 - në vendin e njohur si “Kroi i Bardhë”.
Z. Nuredin Mici tashmë është i arrestuar qysh në muajin mars të vitit 2025.
Njoftim | Si rezultat i hetimeve të thelluara dhe i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Komisariati i Policisë Kukës, në vijim të operacionit policor “Kroi”, vuri në pranga shtetasin L. M., 50 vjeç, banues në fshatin Tejdrinë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Kukësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Ai akuzohet se në muajin qeshor 2024, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin N. M. (i arrestuar në muajin mars 2025), ka kultivuar bimë narkotike në vendin e quajtur “Kroi i Bardhë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















































Comments