top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI SHALË; LIPJAN | U ARRESTUA BLERON MEJZINOLLI; ISHTE I DËNUAR ME 5 VJET BURG.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 8 hours ago
  • 1 min read

Fshati Shalë, Lipjan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Bleron Mejzinolli, me moshë 21 vjeç.

 

Ai ishte i dënuar me vendim gjykate me pesë (5) vjet heqje lirie.


Gjatë hetimeve penale paraprake rezultoi se ai ishte pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

 

Grupi kishte në fokus të veprimtarisë kriminale kryerje grabitjesh (ndaj pompave të karburanteve) në Lipjan dhe në Drenas.

 

Një grabitje e armatosur u krye në datën 7 shtator të vitit 2022, në pikën e karburanteve “Menar Petrol”, e ndodhur në fshatin Poturofc.

 

Si doras u konsideruan:

1- Z. Lorik Drenica.

2- Z. Zenel Amrullahu.

3- Z. Valmir Shala.

4- Z. Fatlum Shamolli.

5- Z. Endrit Shala.

6- Z. Argjend Ademi.

7- Z. Mehdi Drenica.

 

Në fshatin Shalë autoritetet vendore të hetimit penal sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një armë të gjatë zjarri automatike AK-47.

2- Një armë të shkurtër brezi (pistoletë TT).

3- Municion.

4- 30 pako të vogla me hashash.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page