REXHEP BALLA DHE BLEDI JOLLA AKUZOHEN PËR PËRDHUNIMIN E NJË PERSONI ME AFTËSI TË KUFIZUARA: MASAT E SIGURIMIT. 👇
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 19, 2024
- 2 min read
Elbasan, Shqipëri | Gjykata e Elbasanit shqiptoi masat e sigurimit vetjak për dy të dyshuarit se abuzuan seksualisht (raporte homoseksuale) me një person me aftësi të kufizuara intelektuale.
Për z. Bledi Jolla u shqiptua masa e sigurimit “arrest me burg”.
Për z. Rexhep Balla u shqiptua masa e sigurimit “arrest shtëpie”.
E ëma e personit që dyshohet se ka mbetur viktimë e përdhunimit zotëron një bar-kafe pranë subjektit tregtar ku dy të akuzuarit ushtronin funksionet e rojeve të objektit.
Kumtohet se viktima shkonte për t’u dëguar kafenë.
Pikërisht në ambientit ku dy të akuzuarit kryenin detyrat e tyre funksionale (si roje), mendohet se ka ndodhur edhe akti i përdhunimit ndaj tij.
Mjekësia ligjore ka pohuar shkresërisht abuzimin seksual ndaj viktimës me aftësi të kufizuara.
Akti kriminal dyshohet se ka ngjarë më 4 prill 2024.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit B. J., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe R. B., 59 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit, të botuar më 16 prill 2024.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

























