REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | U PËRURRUA MEMORIALI I PANDEMISË PËR TË PËRKUJTUAR MBI 700 MIJË VDEKJE NGA COVID-i.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Rio de Zhanerio, Brazil | Brazili përuroi Memorialin e Pandemisë në Rio de Zhaneiro, një hapësirë kushtuar kujtimit të më shumë se 700 mijë viktimave të COVID-19 në vend, më shumë se 75 mijë prej të cilave vetëm në shtetin e Rios.
Vendi u hap në Qendrën Kulturore të Ministrisë së Shëndetësisë në qendër të qytetit në Ditën Botërore të Shëndetit, së bashku me rihapjen e objektit për publikun pas rinovimeve.
“Iniciativa, përfshin gjithashtu një instalacion me emrat e viktimave dhe lançimin e Memorialit dixhital të Pandemisë, të zhvilluar nga ministria me mbështetjen e BIREME-s, Qendrës së Informacionit të Shkencave Shëndetësore të Amerikës Latine dhe Karaibeve të Organizatës Pan-Amerikane të Shëndetit (PAHO), dhe Unicamp, Universitetit Shtetëror të Campinas”.
Kështu raportoi enti mediatik brazilian “G1”.
Ministri i Shëndetësisë Aleksandre (Alexandre) Padilha deklaroi se mohimi ka kushtuar jetë dhe se një pjesë e madhe e vdekjeve mund të ishte shmangur me një angazhim më të madh ndaj shkencës dhe vaksinimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments