REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | QEVERIA HOQI TAKSAT E KARBURANTIT PËR TË LUFTUAR ÇMIMET E LARTA TË NAFTËS DHE PËR TË FRENUAR RRITJEN E ÇMIMEVE TË TRANSPORTIT DHE TË USHQIMEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Brasilia, Republika Konfederative e Brazilit | Qeveria braziliane ka vendosur të eliminojë dy taksat federale mbi naftën (Pis dhe Cofins) për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të saj në kostot e transportit dhe te zinxhirët e furnizimit me ushqime, të cilat, janë ndër më të ndjeshmet ndaj luhatjeve të çmimeve të karburantit.
Përveç lehtësimit tatimor, dekreti parashikon pagesën e një subvencioni për prodhuesit dhe importuesit e naftës.
Të dy masat e kombinuara pritet të gjenerojnë një ulje prej më shumë se 10 centësh euro për litër, ekuivalente me afërsisht 0.64 reais.
Masat janë pjesë e një pakete masash të nisura nga Brazili, që synojnë gjithashtu luftimin e spekulimeve dhe rritjeve abuzive të çmimeve, duke përfshirë mjete të reja mbikëqyrëse për të parandaluar praktikat e dëmshme për konsumatorët, të tilla si mbajtja e inventarit për të shkaktuar mungesa dhe rritje artificiale të çmimeve.
Vendimi vjen ndërsa qeveria po përqendrohet gjithnjë e më shumë te inflacioni.
Në shkurt, indeksi i çmimeve të konsumit (HICP) u rrit me 0.70% nga muaji në muaj, i nxitur kryesisht nga sektori i arsimit (+5.21%) me fillimin e vitit shkollor, i ndjekur nga transporti (+0.74%), ende pa ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme që filloi më 28 shkurt.
Në bazë vjetore, inflacioni ra në 3.81%, niveli më i ulët në pothuajse dy vjet.
Ngadalësimi mund të hapë rrugën për një lehtësim të mundshëm të politikës monetare nga banka qendrore, e cila, po e vendos normën Selic në 15%.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments