REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | PRESIDENTI LUIZ INACIO LULA DA SILVA: ISH-PRESIDENTI DE-FACTO I VENEZUELËS NIKOLAS (NICOLAS) MADURO MOROS DUHET TË GJYKOHET NË VENDIN E TIJ; JO NË SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva tha se ish-Presidenti de-facto i Venezuelës Nikolas (Nicolas) Maduro Moros duhet të gjykohet në vendin e tij, jo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Prioriteti është rivendosja e demokracisë në Venezuelë. Dhe nëse Maduro duhet të gjykohet, duhet të jetë në atdheun e tij, jo jashtë vendit”.
Kështu tha Presidenti Lula një intervistë me mediat vendore gjatë një vizite zyrtare në Indi.
Diktatori çavisto-komunisto-narko-terrorist Maduro u kap më 3 janar në Karakas nga forcat speciale amerikane dhe që atëherë mbahet në një superburg në Qytetin e Jorkut të Ri ku akuzohet për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.
Presidenti Lula shtoi se Brazili nuk mund të pranojë që një kryetar shteti të arrestohet nga një vend tjetër.
Ai njoftoi gjithashtu qëllimin e tij për t'i paraqitur një propozim me shkrim homologut të tij amerikan, Danlld Tramp (Donald Trump), të cilin, planifikon ta takojë në Uashington muajin e ardhshëm, për të diskutuar çështje që lidhen me krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe bashkëpunimin ekonomik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments