REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | QEVERIA NDIHMOI PARTINË KOMUNISTE TË KUBËS ME 48 TON QUMËSHT PLUHUR.

Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Brazili ka vendosur të dërgojë 48 ton qumësht pluhur në Kubë, si pjesë e një operacioni ndihme humanitare të koordinuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Dërgesa e parë, me peshë 16 ton, u nis sot me një aeroplan të Forcave Ajrore Braziliane (FAB) me destinacion Santiago de Kuba, ndërsa një fluturim i dytë me 32 ton të tjerë do të niset nga Porto Alegre të martën.
“Sipas qeverisë së Presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, qëllimi është të ndihmohet në adresimin e mungesës së madhe të mallrave thelbësore në ishull”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Agência Brasil”.
Presidenca braziliane kujtoi se vendi i kishte ofruar tashmë ndihmë Kubës në vitin 2025 pas Uraganit Melissa dhe njoftoi se po shqyrtohen donacione të mëtejshme në ushqim dhe ilaçe.
Kjo iniciativë vjen në një kohë kur Kuba përballet me krizë ekonomike dhe energjetike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments