top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | PRESIDENTI LUIZ INACIO LULA DA SILVA: FATURA E SHBA-ës PËR TË KALUAR NË NGUSHTICËN E HORMUZIT DO TË ISHTE PIRATERI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Çdo kontroll amerikan i Ngushticës së Hormuzit, duke vendosur një taksë për anijet në tranzit, do të ishte i barabartë me një akt piraterie dhe do të përfaqësonte një përpjekje për të përfituar nga fatkeqësia e luftës”.


Kështu tha presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, pasi homologu i tij amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) tha se Uashingtoni mund të bëhet rojtar i rrugës detare dhe të kërkojë kompensim për të garantuar sigurinë e saj.


Sot Trampi (Trump) thotë se do të rihapë Ngushticën e Hormuzit, por çdo anije, çdo pronar nafte, do të duhet t'i paguajë atij 20%”, - tha presidenti Lula gjatë një eventi publik në Shën Pal (São Paulo).


Në të kaluarën, kjo quhej pirateri. Një shtet i rëndësishëm si Shtetet e Bashkuara, i cili e ka luftuar prej kohësh piraterinë, nuk duhet t'i rikthehet piraterisë. Nuk duhet të ngarkojë asgjë; siguria e lundrimit është përgjegjësi e tij”, - tha ai.


Presidenti brazilian më pas kritikoi faktin se ShBA-ës po provokojnë një luftë dhe tani po fillojnë t'u vënë tarifa anijeve që kalojnë Ngushticën për sigurinë e tyre.


Nuk është e zakonshme, normale apo demokratike. Të përfitosh nga fatkeqësia është anormale” - tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page