REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | PRESIDENTI LUIZ INACIO LULA DA SILVA SFIDOI PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DUKE KUMTUAR BASHKËPUNIM ME SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS NË NXJERRJEN E NAFTËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Rio de Zhanerio, Republika Federative e Brazilit | Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva ka njoftuar mundësinë e një bashkëpunimi midis kompanisë kombëtare të energjisë Petrobras dhe kompanisë shtetërore meksikane Pemex në projektet e eksplorimit të naftës në det të hapur, duke sfiduar Shtetet e Bashkuara.
“Mikja ime Klaudia (Presidentja Sheinbaum) më telefonoi dhe më tha: Dua të bëj eksplorime nafte në det të thellë, le të krijojmë një partneritet”, tha Presidenti Lula gjatë një ngjarjeje në Manaus, në Amazonë.
“Shkoni atje, le të krijojmë një partneritet me Pemex-in dhe të shkojmë në Gjirin e Meksikës për të parë nëse shoku Tramp (Trump) do të ndërhyjë në Petrobras ndërsa ajo po kryen eksplorime”, tha Presidenti Lula, duke iu drejtuar Presidentes së Petrobras-it, Magda Shabriar (Chambriard), duke iu referuar me ironi Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump).
Gjatë fjalimit të tij, Presidenti Lula ngriti gjithashtu alarmin për përhapjen e lajmeve të rreme dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në fushatën e ardhshme zgjedhore, duke argumentuar se bota dominohet nga dezinformimi dhe teknologjitë e reja rrezikojnë të amplifikojnë qarkullimin e përmbajtjes së rreme.
“Në zgjedhje, inteligjenca artificiale do të tregojë vetëm gënjeshtra”, tha Presidenti Lula, duke i nxitur votuesit të verifikojnë informacionin e përhapur në rrjetet sociale dhe të shikojnë kandidatët në sy në vend që t'u besojnë videove online.
Presidenti Lula, kandidat për rizgjedhje, i nxiti mbështetësit të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtrat dhe të mbrojnë demokracinë braziliane nga manipulimi dixhital.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments