top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | PRESIDENTI LUIZ INACIO LULA DA SILVA: NUK MUND TA KËRCËNOSH BOTËN ME CICËRIMA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva sulmoi homologun e tij amerikan Danlld Tramp (Donald Trump), më 18 prill, në një fjalim në Takimin e Katërt të Nivelit të Lartë të Forumit në Mbrojtje të Demokracisë në Barcelonë, ​​por pa e përmendur atë me emër.


Nuk mund të zgjohemi çdo mëngjes dhe të flemë çdo natë me një cicërimë nga një president që kërcënon botën, që bën luftë”, tha Presidenti Lula.


Presidenti Lula ka kritikuar vazhdimisht sjelljen e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe i ka bërë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres të thërrasë takime të jashtëzakonshme edhe pa kërkuar leje nga pesë anëtarët e Këshillit të Sigurimit.

 

Sipas Presidentit Lula me shkatërrimin e multilateralizmit, fuqia e udhëheqësit të luftës do të mbizotërojë.


Ai theksoi gjithashtu rritjen e çmimeve të ushqimeve në vende të tjera si rezultat i konflikteve të vazhdueshme.


Janë të varfrit ata që do të paguajnë për papërgjegjshmërinë e luftërave që askush nuk i dëshiron”, tha Presidenti Lula.


Presidenti Lula ka qenë në Evropë që nga e enjtja, 16 prill; ai mori pjesë në samitin e parë Brazil-Spanjë në Barcelonë, së bashku me kryeministrin spanjoll Pedro Sançez (Sánchez).


Presidenti gjithashtu ka planifikuar angazhime në Gjermani dhe Portugali deri të martën, 21 prill.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page