REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | PRESIDENTI LUIZ INACIO LULA DA SILVA: BRAZILI ËSHTË LODHUR DUKE U KONSIDERUAR VENDI I BOTËS SË TRETË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read
Brasilia, Republika Federative e Brazilit | “Brazili ka matricën e energjisë më të pastër në botë.
Nga perspektiva e energjisë elektrike, pothuajse 90% e energjisë sonë vjen nga burime të rinovueshme”.
Kështu shkroi Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva në profilin e tij zyrtar në rrjetin social virtual Iks (X).
“Ne jemi ndër prodhuesit kryesorë të biodizelit dhe etanolit.
Ne përziejmë 30% etanol në benzinën tonë dhe 15% biodizel në naftën tonë.
Karburantet tona tashmë lëshojnë më pak ndotës.
Kur Brazili thotë se do të jetë një fuqi botërore në tranzicionin energjetik dhe në sigurimin e karburanteve të rinovueshme për botën, ne nuk po e ekzagjerojmë”, tha Presidenti Lula.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




























Comments