top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RAMA NË KËSHILLIN E SIGURIMIT: RUSIA PO RREZIKON EUROPËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 20, 2023
  • 1 min read

Selia e OKB, Jorku i Ri, Amerikë | Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit në OKB (të drejtuar nga Republika e Shqipërisë), ka dënuar agresionin rus në Ukrainë. Z. Rama tha se Rusia ka vënë në rrezik të gjithë Evropën. Ai u ndal edhe te kërcënimet me armë bërthamore. President Zelenski (Zelensky) jam mirënjohës për prezencën tuaj këtu. Fjalët e tua të forta përcjellin qartësisht së bashku dhe vendosmërinë tuaj kurajon. Ndërkohë që bota sot ka më shumë se nevojë se kurrë për ndjenjë të prehtë përgjegjësie, për tu përballur me sfidat e shumëfishta, me të cilat përballet planeti ynë, konflikte, kapje jokushtetuese të pushtetit, përmbytje e thatësira, përfshi zjarre masive të paparashikuara, ajo që dëshmojmë, ndërkohë, janë qëndrime gjithmonë e më tepër përçarëse e konfliktualitet në rritje, mes dhe brenda shteteve. Kush mund ta përfytyronte, që në dekadën e tretë të shekulli XXI, një luftë shkatërrimtare, e nisur nga një anëtar i përhershëm, i këtij këshilli, do ta vinte Europën në rrezik, duke minuar në mënyrë mizore, të gjitha parimet që i dhanë jetë OKB-së. Një agresion i pajustifikuar, dhe i paprovokuar ushtarak, i një vendi të madh, kundër një demokracie të re”, tha kryeminsitri Rama. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page