top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RAMA: NA MBYTI KORRUPSIONI | TASH E TUTJE TENEDRAT DO TË ZHVILLOHEN ME INTELIGJENCË ARTICIFIALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 13, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me përdorimin e teknologjisë dhe aplikimin e saj te komisionet e prokurorimeve publike si një mënyrë për të luftuar korrupsionin.

 

Në podcastin e tij, kryeministri Rama theksoi rëndësinë e zëvëndësimit të njerëzve me inteligjencën artificiale duke ndihmuar në transparencën e procesit.

 

Prokurimet që janë një problem nga ku buron edhe pjesa më e neveritshme e qelbit të korrupsionit.


Me modelin e inteligjencës artificiale ne mund ta kapërcejmë komplet këtë gjë.


Duke e kapërcyer komplet, s’kemi më nevojë për këtë konsum të madh energjish të bëjmë këto procese, dhe nga ana tjetër, neutralizojmë në një masë shumë të madhe atë burim qelbi.


E kthejmë prokurimin e fondeve publike në një proces transparent dhe të thjeshtë dhe të lexueshëm”, deklaroi kryeministri Rama.

 

Kryeministri Rama sqaroi se dixhitalizimi i sistemit do bëjë në mënyrë automatike vlerësimin e kritereve, si dhe më pas zgjedhjen e fituesit të tenderit, duke shmangur edhe burokracinë.

 

Sepse në fund të ditës të gjithë ato qindra mijëra ndërveprime që bëjnë njerëzit, shko merr ketë, bjer atë letër merr atë letër, të mungon kjo, kështu ashtu… ato ua bën algoritmi, i bën modeli”, tha ai ndër të tjera në pod-kastin e tij.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page