RAMA ME TELEFON NË DORË U THOTË SHQIPTARËVE MIRËMËNGJES NGA OBORRI I OKB-së.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 20, 2023
- 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Kryeministri Edi Rama ka kumtuar një mesazh përmes një fotografie të shkrepur në oborrin e Këshillit të Sigurimit të OKB, ku sot presidenca shqiptare do të drejtojë një nga seancat më të rëndësishme të viteve të fundit. “Mirëmëngjesi, dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkroi z. Rama në një shënim, në rrjetin shoqëror virtual Facebook. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet ditën e sotme për të folur mbi ndikimin që ka lufta në Ukrainë në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik, veprimet shumëpalëshe, etj ... Takimi i nivelit të lartë, ku do të dialogohet për sa më më sipër, do të moderohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama, dhe kjo për shkak se Republika e Shqipërisë - gjatë muajit shtator - ka Presidencën e radhës të forumit më të rëndësishëm në rang planetar. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)

















Comments