QËLLOHET ME MJET PRERËS NJË I MITUR TEK SHKOLLA “AHMET ZOGU” NË KAMËZ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 16, 2023
- 1 min read

Kamëz, Shqipëri | Një sherr midis dy të miturve, pranë një shkolle në Kamëz, u mbyll me plagosjen me mjet prerës të njërit prej tyre. Konflikti midis adoleshentëve ndodhi në ambientet e jashtme të shkollës “Ahmet Zogu”, në Kamëz. Dyshohet se gjatë konfliktit, një 18-vjeçar ka goditur me mjet prerës një 15-vjeçar. Mësohet se 15-vjeçari është dëmtuar lehtë në krahë. Sakaq autori 18-vjeçari me iniciale K.Gj., është shoqëruar në komisariat. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

___.png)



















Comments