top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | MIJËRA BRITANIKË DHE TURISTË BROHORITËN FAMILJEN MBRETËRORE BRITANIKE NË PARADËN E DITËLINDJES SË MBRETIT KARL (CHARLES) III.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Mijëra britanikë dhe turistë brohoritën familjen mbretërore britanike në paradën e ditëlindjes së Mbretit Karl (Charles) III në Londër.


Monarku dhe gruaja e tij, Mbretëresha Kamilë (Camilla), parakaluan në një karrocë përgjatë The Mall nga Pallati Bakingem deri në Paradën e Rojeve të Kuajve në spektaklin e njohur si “Trooping the Colour”, të shoqëruar nga qindra roje.


Princesha Keit (Kate) dhe fëmijët e saj, Xhorxhi (George), Karlota (Charlotte) dhe Luisi (Louis), parakaluan në një karrocë tjetër.


Princi Uilliam (William) shoqëroi paradën mbi kalë.


Midis turmës, mund të shiheshin edhe disa kundërshtarë të monarkisë, të cilët shprehnin mospajtimin e tyre me pankarta dhe slogane kundër Mbretit Karl (Charles) III.


Në fund, një procesion e solli familjen mbretërore përsëri në Pallatin Bakingem (Buckingham) dhe u qëllua një përshëndetje me 41 topa.


Një moment shumë i pritur i ceremonisë ishte mbikalimi i “Shigjetave të Kuqe”, ekipit akrobatik të Forcave Ajrore Britanike, i cili fluturoi mbi zonë, duke lënë gjurmë avulli të kuqe, të bardha dhe blu mbi Londrën qendrore.


Parada ajrore u ndoq nga familja mbretërore nga ballkoni, përpara se të luhej himni kombëtar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page