top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TEKSAS | I RIU XHON (JOHN) MENDOZA U VRA ME ARMË ZJARRI NGA POLICA VENDORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read
mendoza

Teksas, Amerikë | Strukturat vendore të Policisë akuzohen se vranë me armë zjarri:

1- Z. Xhon (John) Mendoza.


Akti kriminal ngjau gjatë një kontrolli rrugor.


Familja e tij pretendon se ai ishte i paarmatosur dhe i kishte duart lart përpara se të qëllohej.


Rasti është nën hetim nga autoritetet përkatëse, ndërsa rrethanat në të cilat punonjësi i policisë hapi zjarr janë në fokus.


Sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Brazoria, incidenti ndodhi pak pas mesnatës më 1 qershor, kur një oficer u përpoq të kryente një ndalim trafiku pranë FM 2004 në liqenin Xhekson (Jackson).


Autoritetet thonë se z. Mendoza nuk u ndal, por vazhdoi për në shtëpinë e babait të tij në Indian Warrior Trail, ku u qëllua me armë zjarri.


Ai u dërgua në spital, ku vdiq për shkak të plagëve.


Policia e Teksasit po heton incidentin në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit të Qarkut Brazoria.


Shkarkimi i punonjësit të Policisë erdhi disa ditë pas një ndërhyrjeje publike nga avokati Çarl Edms (Charles Adams), i cili përfaqëson babanë e viktimës.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page