PËRPLASJE VERBALE NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT BASHKIAK TË HIMARËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 29, 2024
- 1 min read
Himarë, Shqipëri | Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, e cila po mbahet për zgjedhjen e kryetarit të ri, u shoqërua me përplasje verbale.
Një grup banorësh duke bërë thirrje në gjuhën greke kanë kundërshtuar prezencën e prefektit e Vlorës Vangjel Tavo, si dhe atë të drejtuesit të Partisë Socialiste Blendi Klosi.
Ata u përplasën me forcat e policisë të cilat janë parë brenda ambienteve të Bashkisë.
Mbledhja e këshillit bashkiak vjen dorëheqjes së z. Jorgo Goro nga funksioni i kryebashkiakut në detyrë të Himarës.
Funksioni në fjalë ka mbetur bosh (vakant), pa drejtues.
Dy nënkryetarët e bashkisë së Himarës janë znj. Blerina Bala dhe z. Pervin Gjikuria.
Këshilli Bashkiak i Himarës do të vendosë me votë, se cili prej dy nënkryetarëve, do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































