top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRKUJTOJMË MJESHTRIN E MADH AMERIKAN TË SHAHUT BABI FISHËR (BOBBY FISCHER).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 17, 2024
  • 1 min read

Reikjavik, Islandë | 17 janar 2008: Mjeshtri i Madh amerikan i shahut Babi Fishër (Bobby Fischer), i cili, në moshën 17-vjeçare ishte bërë mjeshtri më i ri në histori, ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, në Reikjavik, të Islandës.

Ai fitoi famë duke fituar kampionatin botëror të shahut në vitin 1972, kur mundi z. Boris Spaski (Spassky) të Bashkimit Sovjetik.

Kjo ishte gjatë epokës së Luftës së Ftohtë, kështu që fitorja e z. Fishër (Fischer) ndaj z. Spaski (Spassky) kishte nëntone politike.

Pas një prej karrierave më mbresëlënëse të shahut ndonjëherë, z. Fishër (Fischer) u zhvendos në Islandë, ku iu dha shtetësia, dhe kaloi pjesën tjetër të ditëve të tij në vetmi relative.

Ai do të mbahet mend përgjithmonë për madhështinë e tij, dhe ndikimin që la në botën e shahut.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page