top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRKUJTOJMË KRYENGRITJEN E POSTRIBËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 9, 2024
  • 1 min read
ree

Shkodër, Shqipëri | Kryengritja e Postribës, më 9 shtator 1946, është një nga lëvizjet e para të armatosura antikomuniste.

 

Elita e qytetit të Shkodrës, antikomunistët e vërtetë dhe nacionalistët nga fshatrat e Shkodrës morën pjesë në këtë lëvizje që ka vlera të mëdha në planin lokal, kombëtar, politik dhe gjeopolitik.

 

Kryengritja e Postribës kishte premisat strategjike për t’u shtrirë si kryengritje e përgjithshme.

 

Pra, ishte një kryengritje e mirëstudiuar e cila do të sillte rrëzimin e diktarturës titisto-staliniste.

 

Një grup rreth 200 vetash të drejtuar nga Jub Kazazi dhe Osman Haxhia, sulmuan kazermat ushtarake dhe ndërtesat qeveritare, por pa sukses.

 

Pas shtypjes së kryengritjes nisën edhe proceset ndëshkimore gjyqësore të shkëputura nga njëra-tjetra, për shkak të numrit të madh të të akuzuarve.

 

Në gjyqet e para ajo që konstatohet është se përveç të dyshuarve si kryengritës, ka një numër të madh klerikësh dhe intelektualësh të Shkodrës.

 

Ditën e parë, në një fushë afër qytetit u ekzekutuan njizetë e tetë veta, u pushkatuan pa faj e pa gjyq shumë fshatarë, u dogjën shumë shtëpi.

 

Ky akt guximtar u bë shkak të pastrohej gjithë qyteti i Shkodrës nga elementët armiq të popullit - sipas koncepteve titisto-staliniste.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page