PËRKUJTOJMË DITËLINDJEN E ZHAN POL SARTRESË (JEAN-PAUL SARTRE) | ISHTE PERSONI I PARË QË HOQI DORË VULLNETARISHT ÇMIMIN NOBEL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 21, 2024
- 1 min read
Stokholm, Suedi | Në vitin 1964, Sartri u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi, por bëri të ditur se ai nuk dëshironte ta pranonte çmimin pasi gjithmonë kishte refuzuar nderimet zyrtare.
Kjo ishte krejt e pazakontë në historinë e Çmimeve Nobel - vetëm një herë më parë një laureat i letërsisë refuzoi çmimin Nobel.
Në vitin 1958, Boris Pasternaku e pranoi fillimisht çmimin, por më vonë u udhëzua nga autoritetet e vendit të tij (Bashkimi Sovjetik) që ta refuzonte atë.
Sartri u nderua me çmimin Nobel me motivacionin: “Për veprën e tij, e cila, e pasur me ide dhe e mbushur me frymën e lirisë dhe kërkimin e së vërtetës, ka ushtruar një ndikim të gjerë në epokën tonë.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments