PËRFUNDOI RESTAURIMI I IKONËS SË “UNGJILLËZIMIT”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 29, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Ikona e “Ungjillëzimit”, një thesar artistik, vepër e shekullit të XVI i realizuar nga Onufër Qiprioti, i ka shpëtuar degradimit, dhe kjo falë laboratorit të Konservimit & Restaurimit në Muzeun Ikonografik “Onufri”.
Restauratori Erion Lezi përfundoi me sukses ndërhyrjen restauruese.
Në këtë ikonë që ka funksionuar si Dera e Bukur e ikonostasit të kishës së Kostandinit dhe e Helenës në kalanë e Beratit, paraqitet skena e Ungjillizimit.
Në pjesën e poshtme kryeëngjëlli Gabriel, paraqitet duke lajmëruar virgjëreshën Marie për lindjen e shpëtimtarit, ndërsa sipër, qëndrojnë profeti Isaia dhe mbreti David.
Ikona edhe pse e restauruar përpara disa dekadash, paraqiste problematika të ndryshme si dëmtim të kornizimit e shtresave përgatitore, dëmtim të pelikulës piktorike - kryesisht në gjysmën e poshtme - shoqëruar me papastërti të qëndrueshme të lëna nga restaurimi i mëparshëm dhe oksidim verniku.
Të gjitha këto copëtonin tërësinë e skenës, tjetërsonin elegancën dhe bukurinë e ikonës si dhe rrezikonin degradimin e saj.
Sot ikona paraqitet në shkëlqimin e plotë të saj dhe së shpejti do t’i ofrohet e ekspozuar publikut të gjerë të Muzeut “Onufri”, të cilët mund të admirojnë më qartë mjeshtërinë, dhe finesën e artit të Onufër Qipriotit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments