PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: BORDI I PAQES NUK PASQYRON REZOLUTËN E KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË OKB-së.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read

Mynih, Republika Federale e Gjermanisë | “Po, është e vërtetë që rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së parashikoi një Bord Paqeje për Gazën, por ajo gjithashtu parashikoi një afat kohor deri në vitin 2027, parashikoi që palestinezët të kenë të drejtë fjale dhe iu referua Gazës, ndërsa statuti i Bordit të Paqes nuk i referohet asnjërës prej këtyre gjërave”.
Kështu tha Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, gjatë fjalimit të saj në konferencën e Mynihut, në bisedë me ambasadorin e ShBA-ës në OKB, Maik Uollc (Mike Waltz).
“Pra, mendoj se ekziston një rezolutë e Këshillit të Sigurimit, por Bordi i Paqes nuk e pasqyron atë”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments