PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: MASAT E IZRAELIT NË BREGUN PERËNDIMOR JANË TË PAPAJTUESHME ME LIGJIN; RREZIKOJNË STABILITETIN DHE PAQEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Masat e reja të miratuara nga Kabineti Izraelit i Sigurisë për Bregun Perëndimor janë kundërproduktive dhe të papajtueshme me të drejtën ndërkombëtare.
Ato rrezikojnë të minojnë përpjekjet e vazhdueshme ndërkombëtare për të stabilizuar dhe çuar përpara përpjekjet për paqe në rajon”.
Kështu tha Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Kaja Kallas, por edhe Komisionerja për Menaxhimin e Krizave Hadja Lahbib dhe Komisionerja për Mesdheun Dubravka Suica në një deklaratë të përbashkët.
“Ne i nxisim të gjitha palët të përmbahen nga masat e njëanshme që rrisin tensionet dhe dëmtojnë më tej mundësinë e një zgjidhjeje të negociuar”, u tha prej tyre.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments