PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: MBAJTJA E ZGJEDHJEVE NË UKRAINË GJATË KOHËS SË LUFTËS NUK ËSHTË NJË IDE E MIRË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Mbajtja e zgjedhjeve ndërsa lufta është ende duke vazhduar nuk është padyshim një zgjidhje e mirë”.
Kështu tha Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Kaja Kallas, ndërsa mbërriti në takimin e Ministrave të Mbrojtjes në Bruksel, e pyetur në lidhje me raportet se Presidenti Volodimir Zelenski do të shpallë zgjedhje në vend.
“Ndoshta kjo mund të bëhet duke shpresuar për paqe, por për momentin nuk i shoh rusët të bëjnë vërtet përpjekje për paqe”, tha Përfaqësuesja Kallas.
“Shumica e vendeve evropiane kanë një dispozitë në kushtetutat e tyre që ndalon zgjedhjet gjatë kohës së luftës. Kur ka sulme nga jashtë, zgjedhjet fjalë për fjalë nuk mund të mbahen”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments