PËRDORUESIT E VIDEO-LOJRAVE TË RREZIKUAR NGA HUMBJA E DËGJIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 28, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Një rishikim sistematik në BMJ Public Health paralajmëron se lojtarët e videove në mbarë botën mund të përballen me humbje të pakthyeshme të dëgjimit, ose tringëllimë në veshë, për shkak të ekspozimit ndaj niveleve të zërit pranë ose tejkalimit të kufijve të sigurt.
Studimi, që mbulon mbi 50000 individë në nëntë vende, vë në dukje se lojtarët që shpesh luajnë në nivele me intensitet të lartë, për orë të tëra, rrezikojnë të tejkalojnë ekspozimin e lejuar të zërit.
Nivelet e raportuara variojnë nga 43.2 decibel (dB- pajisje celulare) deri në 80-89 dB (qendrat e lojërave).
Rishikimi kërkon rritjen e përpjekjeve të shëndetit publik, për të rritur ndërgjegjësimin, për rreziqet e mundshme, dhe thekson nevojën për kërkime të mëtejshme, mbi ndikimin e lojërave në dëgjim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments