PROTESTË NË AUTOSTRADËN THUMANË-KASHAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 21, 2024
- 1 min read
Krujë, Shqipëri | Qindra qytetarë te Fushë-Krujës dhe fshatrave rrotull protestuan sot në lidhje me autostradën Thumanë-Kashar, e cila, sipas tyre, e disfavorizon ekonomikisht zonën e Krujës, dhe e bën të pamundur qasjen e turistëve në zonë.
Mes protestuesve ishte dhe deputetja e PD-së, Merita Bakiu.
“Janë me qindra biznese në të dy anët nga Thumana deri në Fushë-Krujë të cilët me futjen ne funksion të autostradës së re dalin jashtë funksioni, ku sipas tyre pasi për përfitime personale firma Gener 2 e ka anashkaluar Thumanën e Fushë-Krujën, duke bërë një hyrje të kësaj autostrade në Bushnesh, ku asaj i leverdis me shumë, duke nxjerrë kështu jashtë loje jo vetëm këto biznese, por edhe të gjithë rrethin e Krujës”, thuhet në deklarimet verbale të protestuesve.
“Që nga fillimi i zoonimeve, e deri më sot, nuk ka afishuar asnjë tabele apo projekt, dhe nuk ka pasur kurrë asnjë takim nga ana e Ministrisë, ARRSH-ar, apo institucione të tjera, me komunitetin ku prek kjo autostradë”, denoncuan protestuesit.
Kjo protestë vjen në vazhdën e protestave të mëparshme dhe të vazhdueshme të banorëve të zonave në fjalë.
Protestuesit bllokuan punimet e firmës së ndërtimit, dhe gjithashtu për disa minuta bllokuan edhe autostradën Thumanë-Milot.
“Ata kërkojnë nga autoritetet shtetërore të marrin masa për të mos e nxjerrë jashtë loje rrethin e Krujës, dhe bizneset, që sipas tyre mbajnë me bukë rreth 1000 familje.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments