top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E SPANJËS | KISHA FAMILJA E SHENJTË (SAGRADA FAMILIA) U BË KISHA MË E LARTË NË BOTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 1 min read
ree

Barcelonë, Mbretëria e Spanjës | Kisha Familja e Shenjtë (Sagrada Familia) e Barcelonës u bë sot kisha më e lartë në botë, pasi një vinç pozicionoi pjesën e parë të kullës në majë të nefit këtë mëngjes.


Gazeta britanike Rojtari (The Guardian) raporton se kryevepra e arkitektit Antoni Gaudi tani qëndron 162.91 metra mbi qytet, duke tejkaluar majën e Katedrales së Ulmit në Gjermani, e cila, arrin 161.53 metra.


Por, Kisha e Familjes së Shenjtë (Sagrada Familia) do të vazhdojë të ngrihet.


Kulla qendrore e Jezu Krishtit, e cila, qëndron në majë të kishës, do të arrijë 172 metra kur të përfundojë në muajt në vijim.


Guri i themelit i Kishës u vendos në vitin 1882, dhe kur vdiq arkitekti Gaudi, vetëm një nga kullat e saj ishte përfunduar.


Puna është përshpejtuar në dekadat e fundit, pasi Kisha është bërë një atraksion i madh turistik ndërkombëtar.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page