PRITET AMNISTI PENALE | E THOTË MINISTRI I DREJTËSISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 24, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka deklaruar me siguri të plotë, se në vitin 2023, do të ketë një amnisti për dënimet penale që po vuhen në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale shqiptare, por, nuk e ka bërë me dije se cilat do të jenë kategoritë përfituese të kësaj amnistie penale. “Për amnistinë e kemi projektuar një proces për institucionet tona të vuajtjes së dënimit. Do të kemi një amnisti në institucionet e vuajtjes së dënimit, por se cilat do të jenë, do vendoset”, tha ai pas një mbledhjeje të Qeverisë. Ministri u pyet po ashtu mbi disa raste të dhunimeve në burgje, përfshi edhe një të fundit ku z. Jani Rustemaj, pas arrestimit të tij, përfundoi më gjendje kome dhe humbi jetën një muaj më pas, teksa ishte nën kujdes të veçantë në QSUT. Ai bëri me dije se rasti në fjalë, por edhe raste të tjera, po hetohen. “Për sa kohë është duke u hetuar, ka disa kakofoni dhe refuzoj të flas. Kemi përgjigje konkrete për secilin nga rastet dhe për secilin prej këtyre personave që kanë humbur jetën”, theksoi ministri.

___.png)

















Comments