PRISHTINË: ISH-DEPUTETI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS GRAMOS AGUSHOLLI U LIRUA NGA AUTORITETET SERBE PASI U NDALUA NË PIKËN E KALIMIT KUFITAR NË MERDAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 26
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës Gramos Agusholli u lirua pas ndalimit nga autoritetet serbe në Pikën e kalimit Kufitar në Merdar.
Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës.
Njoftim | Njoftim për lirimin e ish-deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Serbi.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Gramos Agusholli, i cili ishte ndaluar sot në pikën kufitare në Merdarë nga autoritetet serbe, është liruar dhe ka vazhduar rrugën e tij drejt destinacionit në Slloveni.
MPJD do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje çdo situatë që cenon të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, thuhet në njoftimin zyrtar të MPJD-së.

Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































Comments