ISH-DEPUTETI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS GRAMOS AGUSHOLLI U NDALUA NGA AUTORITETET SERBE NË PIKËN E KALIMIT KUFITAR NË MERDAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 26
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se sot paradite është njoftuar për ndalimin e ish-deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Gramos Agusholli nga autoritetet e Serbisë në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdar, ndërsa ishte në tranzit drejt Sllovenisë.
Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Republikën e Serbisë ka njoftuar misionet diplomatike të shteteve të QUINT-it dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Beograd.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar menjëherë misionet diplomatike të shteteve të QUINT-it dhe Zyrën e BE-së në Kosovë, si dhe ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar informacione të plota dhe zyrtare në lidhje me rastin.
MPJD-ja e ka dënuar fuqishëm këtë veprim arbitrar të autoriteteve serbe dhe i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë menjëherë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm Agushollit dhe ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat, bien ndesh me parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë për çdo zhvillim të mëtejshëm në lidhje me këtë rast.
Çdo informacion i ri do të shpërndahet menjëherë pas konfirmimit zyrtar.

Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments