top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POEMA E KOSOVËS | NGA MITRUSH KUTELI (DHIMITËR PASKO).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read

Pogradec, Shqipëri | Jam shqiptar

Jam Kosovar

Zot e krenar,

- Zot e bujar mbi këtë Dhe

q’e e kam si fe;

 

E kam Vatan!

e kam Atdhe!

Që gjysh stërgjysh,

që brez pas brezi,

që gjithëmon!

 

Ti shkja thërret,

ti shkja bërtet,

gjer lart në retë;

se jam barbar.

Jo, s’jam!

si bërtet ti,

si buçet ti,

ti Mal i Zi.

Po Vendin tim e dua,

lirinë e dua,

e s’dua zot mbi mua.

 

Se jam këtu kur s’kish njeri,

kur s’kish kufi,

as fqinjëri,

as shkja të zi.

 

Se jam këtu kur Mal i Zi ish Iliri;

Kur nga një det në tjatrin det,

Isha zot vet!

 

Unë jam këtu nga moti,

kur vetë Zoti e bëri fushën fushë e malin mal.

 

Unë jam këtu e do të jem

-dem baba dem-

sa mali të bëhet hi

e hiri mal përsëri!

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

留言

評等為 0(最高為 5 顆星)。
暫無評等

新增評等
bottom of page