PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) RRITI ME 25% TARIFAT PËR MAKINAT E PRODHUARA NË BASHKIMIN EVROPIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) rriti tarifat për makinat evropiane në 25%.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se, duke pasur parasysh dështimin e Bashkimit Evropian për të respektuar marrëveshjen tonë tregtare të dakordësuar plotësisht, unë do të rris tarifat për makinat dhe kamionët e Bashkimit Evropian që hyjnë në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme.
Tarifa do të rritet në 25%”.
Kështu tha Presidenti Tramp (Trump) në llogarinë e tij në mediat sociale.
“Është plotësisht e kuptueshme dhe e rënë dakord që, nëse këto makina dhe kamionë prodhohen në fabrikat amerikane, nuk do të aplikohen tarifa.
Fabrika të shumta janë aktualisht në ndërtim e sipër, me investime që tejkalojnë 100 miliardë dollarë, një rekord në historinë e industrisë së automobilave”, tha Presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments