KRYETARI I KOMITETIT TË TREGTISË NDËRKOMBËTARE I PARLAMENTIT EVROPIAN BERND LANGE: TARIFAT E PRESIDENTIT TRAMP (TRUMP) JANË TË PAPRANUESHME; DUHET TË REAGOJMË ME VENDOSMËRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Plani i Trampit (Trump) për të vendosur tarifa prej 25% për makinat e Bashkimit Evropian është i papranueshëm dhe tregon se Shtetet e Bashkuara janë një partner i pabesueshëm”.
Kështu tha Kryetari i Komitetit të Tregtisë Ndërkombëtare i Parlamentit Evropian, Bernd Lange.
“Parlamenti Europian vazhdon të respektojë marrëveshjen e nënshkruar në Skoci, duke punuar për të finalizuar legjislacionin.
Ndërsa Bashkimi Evropian po i mban angazhimet e tij, homologu amerikan vazhdon të mos i respektojë ato”, tha ai në një postim në rrjetin social virtual Iks (X), duke shtuar se Bashkimi Evropian tani duhet të mbetet e qartë dhe e vendosur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments