top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRISHTINË | AUTORITETET MBYLLËN DISA MESXHIDE (FALTORE TË BESIMIT ISLAM) TË CILAT FUNKSIONONIN JASHTË KONTROLLIT TË BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read
ree

Prishtinë, Republika e Kosovës | Autoritetet mbyllën disa faltore të besimit islam, të cilat, funksiononin jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame të Kosovës.


Në Fushë Kosovë, Skenderaj dhe Mitrovicë autoritetet kanë ndërmarrë masa për mbylljen e hapësirave private që ishin shndërruar në mesxhide për shkak të shqetësimeve mbi motivet dhe kontrollin e këtyre objekteve.


Në veprim institucional u përfshi Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Bashkësia Islame e Kosovës.


Çfarë janë mesxhidet?


Mesxhidet janë hapësira më të vogla krahasuar me xhamitë, të cilat, shërbejnë si vend-falje për besimtarët myslimanë.


Janë të destinuara për veprimtari fetare, por ato që funksionojnë jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) dhe konsiderohen ilegale.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page