AUTORITETET ITALIANE TË HETIMIT PENAL ZBULUAN SE VITORIO VITIELO (VITTORIO VITIELLO) QËNDRONTE PAS UEBSAITIT WWW.PHICA.EU KU DENIGROHESHIN ME KOMENTE FYESE DHE SEKSISTE FIGURA TË NJOHURA PUBLIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 12 hours ago
- 1 min read

Firene, Itali | Një burrë 45-vjeçar që jeton në Firence thuhet se qëndron pas faqes së internetit Phica.eu, e cila, ka qenë në qendër të skandalit që përfshinte foto të vjedhura të politikanëve, personave me ndikim dhe aktoreve.
Lajmi u publikua nga enti mediatik “Domani”, i cili, zbuloi emrin e burrit, Vitorio Vitielo (Vittorio Vitiello), mbi të cilin thuhet se po përqendrohet hetimi penal paraprak.
I lindur në Pompeii dhe pronar i një kompanie të vogël në Itali që nga viti 2023, ai besohet, sipas hetimeve, të jetë administratori i faqes së internetit www.Phica.eu.
45-vjeçari është dëgjuar tashmë në Firence pasi kryebashkiakja Sara Funaro ngriti një ankesë.
Fotot e kryebashkiakes, së bashku me ato të figurave të tjera politike, përfunduan në faqen e internetit Phica.eu me komente seksiste dhe vulgare.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments