PARIS | AKTORI GERARD DEPARDJE (GÉRARD DEPARDIEU) U DËRGUA SOT NË GJYQ PËR PËRDHUNIMIN E AKTORES SHARLOT ARNULD (CHARLOTTE ARNOULD).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 2 min read

Paris, Francë | Aktori Gerard Depardje (Gérard Depardieu) u dërgua sot në gjyq nga një gjykatë në Paris për përdhunimin e aktores Sharlot Arnuld (Charlotte Arnould).

Aktori do të gjykohet për dy përdhunime dhe sulme seksuale, sipas padisë së paraqitur nga gruaja menjëherë pas ngjarjeve, të kryera në shtëpinë e saj, në Paris, më 7 dhe 13 gusht, të vitit 2018.
Lajmin e njoftoi avokatja e viktimës, Carine Durrieu-Diebolt.
Aktori Depardje (Depardieu), nga ana e tij, gjithmonë ka pohuar se marrëdhënia ishte konsensuale.
Aktorja Sharlot Arnuld (Charlotte Arnould) tha se ndihej e lehtësuar nga kjo formë e së vërtetës gjyqësore, të cilën, ajo e shprehu në Instagram me togfjaslëshin:
1- “Nuk mund ta besoj, është kaq e madhe”.
Zyra e prokurorit të Parisit kishte marrë një vendim të ngjashëm më 14 gusht 2024, por hetimi u rihap më vonë pas një kërkese për një mendim eksperti mbi aktorin në lidhje me vërejtjet seksuale dhe seksiste që ai kishte bërë gjatë xhirimeve të një filmi në Korenë e Veriut, të cilat, kishin shkaktuar një skandal, sepse, ato i drejtoheshin, ndër të tjera, një vajze shumë të re që po hipte mbi kalë.
Aktori Gerard Depardje (Gérard Depardieu), i akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual nga disa gra, u dënua në mesin e majit me 18 muaj burg me kusht për ngacmim dhe sulm ndaj dy grave gjatë xhirimeve të filmit “Volets Verts”, një film i xhiruar në vitin 2021.
Ai e ka apeluar dënimin.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments