top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MEDIAT | KRYETARI I BASHKISË SË HEBRONIT TAISIR (TAYSEER) ABU SNEINA U ARRESTUA NGA FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF); VENDNDODHJA E TIJ NUK DIHET; HEBRONI U VENDOS NË SHTETRRETHIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 13 hours ago
  • 1 min read
ree

Hebron, Izrael | Z. Taisir (Tayseer) Abu Sneina, kryebashkiaku i Hebronit, u arrestua nga Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij.


Enti mediatik izraelit “Haaretz” e raporton këtë, duke cituar mediat palestineze, sipas të cilave, Abu Sneina u mor për t’u marrë në pyetje dhe më pas u arrestua për arsye që aktualisht janë të paqarta.


Djali i tij, Meza, i cili, foli për mediat, deklaroi se familja nuk është në dijeni të vendndodhjes aktuale të babait të tij.


Për më tepër, u raportua se që nga dje është vendosur një shtetrrethim në distriktin e Hebronit, me të gjitha hyrjet dhe daljet në zonë të bllokuara nga forcat izraelite.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page