OBSH-ja: 1 MILIARD NJERËZ VUAJNË NGA PROBLEME TË SHËNDETIT MENDOR; KUJDESI PËR SHËNDETIN MENDOR ËSHTË NJË E DREJTË THEMELORE; BUXHETET KANË MBETUR NË VEND; 2% E PBB-së ËSHTË PAK PËR TRAJTIME.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 13 hours ago
- 2 min read

Jorku i Ri, Amerikë | “Mbi 1 miliard njerëz në mbarë botën vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, veçanërisht ankthi dhe depresioni, të cilat, janë çrregullimet më të zakonshme.
Për më tepër, shqetësimi mendor është përgjegjës për mbi 700000 vetëvrasje çdo vit.
Pavarësisht kësaj, shpenzimet publike për shëndetin mendor kanë mbetur të qëndrueshme për vite me radhë dhe arrijnë në vetëm 2% të buxheteve totale të shëndetit”.
Këto janë gjetjet e dy raporteve të publikuara sot nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Transformimi i shërbimeve të shëndetit mendor është një nga sfidat më urgjente të shëndetit publik”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një deklaratë.
Çdo qeveri dhe çdo udhëheqës ka përgjegjësinë të veprojë urgjentisht dhe të sigurojë që kujdesi për shëndetin mendor të trajtohet jo si privilegj, por si një e drejtë themelore për të gjithë.
Raportet (World Mental Health Today dhe Mental Health Atlas 2024) analizojnë ndikimin e sëmundjeve mendore dhe progresin e bërë nga vendet në zbatimin e shërbimeve të dedikuara për këto gjendje.
Gratë kanë tendencë të jenë më të prekura (rreth 14.8% e popullsisë femërore vuan nga çrregullime mendore krahasuar me 13% të popullsisë mashkullore).
Çrregullimet e ankthit janë më të zakonshmet (që prekin 4.4% të popullsisë).
Pas tyre vjen depresioni (4%), problemet që lidhen me aftësinë e kufizuar intelektuale (1.2%) dhe ADHD (1.1%).
Megjithatë, ka dallime të konsiderueshme midis grupmoshave dhe gjinive.
Çrregullimet depresive dhe të ankthit janë më të zakonshme tek gratë sesa tek burrat gjatë gjithë jetëgjatësisë.
Burrat kanë shumë më tepër gjasa të kenë çrregullime të zhvillimit intelektual (idiopatike), çrregullime të spektrit të autizmit, çrregullime të sjelljes dhe ADHD - thuhet në raport
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments