top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI SHI XHINPING (XI JINPING) THA GJATË NJË MBJEDHJEJE TË BYROSË POLITIKE TË PARTISË KOMUNISTE: KINA DUHET TË DOMINOJË NË INTELIGJENCËN ARTIFICIALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 27
  • 2 min read

Pekin, Kinë | Gara për epërsi në këtë sektor po zhvillohet në një sfond të një lufte tregtare në përshkallëzim midis Uashingtonit dhe Pekinit.

 

Kina duhet të kapërcejë sfidat në zhvillimin e teknologjive kryesore, duke përfshirë çipat e nivelit të lartë, për të dominuar në fushën e inteligjencës artificiale.

 

Presidenti Shi Xhinping (Xi Jinping) e bëri deklaratën gjatë një takimi tremujor të Byrosë Politike të Partisë Komuniste.

 

Presidenti Shi (Xi) theksoi nevojën për të forcuar kërkimin bazë, për të përqendruar përpjekjet në tejkalimin e pengesave në teknologjitë kryesore si çipat e avancuar dhe softuerët bazë, dhe për të ndërtuar një sistem autonom të inteligjencës artificiale”, raportoi të hënën agjencia e lajmeve “Xinhua”.

 

Gara për supremacinë e IA-së po zhvillohet në një sfond të një lufte tregtare në përshkallëzim midis Uashingtonit dhe Pekinit.

 

Shtetet e Bashkuara, nën drejtimin e presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), kanë vendosur tarifa të reja deri në 145 për qind për produkte të shumta kineze, të cilave Kina i është përgjigjur me tarifa deri në 125 për qind për mallrat amerikane.

 

Kësaj i shtohen kufizimet në eksportin e çipave të avancuar në Kinë, të cilët, vazhduan nën administrimin e ish-presidentit Xhëu Baidn (Joe Biden), duke goditur kompani si Nvidia dhe AMD.

 

Pavarësisht zhvillimit të shpejtë të modeleve gjeneruese të IA-së nga startup-et kineze si DeepSeek - i cili lançoi chatbotin R1 në janar me një kosto më të ulët se konkurrentët amerikanë - presidenti Shi (Xi) pranoi se sektori kinez ka ende boshllëqe dhe përsëriti rëndësinë e promovimit të mbështetjes te vetja.

 

Ai theksoi gjithashtu rolin e mbështetjes politike, duke përmendur mjete të tilla si të drejtat e pronësisë intelektuale, politikat tatimore, prokurimet publike dhe infrastruktura e hapur.

 

Ambiciet e Kinës në këtë sektor kanë ngritur shqetësime në disa vende, veçanërisht mbi trajtimin e të dhënave personale dhe rrezikun që një informacion i tillë mund të transferohet tek autoritetet në Pekin.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page