top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I ZGJEDHUR DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) FTOI PRESIDENTIN KINEZ SHI XHINPING (XI JINPING) TË MARRË PJESË NË CEREMONINË E BETIMIT TË TIJ MË 20 JANAR 2025.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 13, 2024
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Pavarësisht kërcënimit të tarifave kundër kundërshtarit kryesor të SHBA-së, presidenti i zgjedhur Danlld Tramp (Donald Trump) ftoi presidentin kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të tij më 20 janar 2025.

 

Kjo është raportuar nga mediat amerikane, përfshirë CBS News.

 

Manjati e ftoi presidentin Shi (Xi) në fillim të nëntorit, menjëherë pas zgjedhjeve, sipas burimeve, por nuk është e qartë nëse ai pranoi.

 

Ekipi i z. Tramp ka ngritur mundësinë për të pritur edhe udhëheqës të tjerë.

 

Kryeministri hungarez Viktor Orban është ende duke konsideruar nëse do të marrë pjesë, sipas një prej burimeve.

 

Ambasadorët dhe diplomatët e tjerë janë përgjithësisht të ftuar në inaugurim, por të dhënat e Departamentit të Shtetit që datojnë që nga viti 1874 tregojnë se asnjë udhëheqës i huaj nuk ka marrë pjesë ndonjëherë në ceremoninë e transferimit të pushtetit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page