top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): NDALIMI I GAZIT RUS ËSHTË DITË HISTORIKE PËR BASHKIMIN EVROPIAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 1 min read
ree

Strasburg, Francë | Sot është një ditë historike për Bashkimin Evropian; shumë menduan se nuk do të ishte e mundur, por sot ndodhi.


Gjithmonë e dija që mund ta bënim. Tani jemi gati të hapim bashkëpunime me partnerë të rinj dhe të besueshëm.


Ky është vetëm fillimi i një historie të vërtetë suksesi evropian”.


Kështu tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen), duke komentuar marrëveshjen midis Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian mbi rregulloren për të hequr gradualisht importet e gazit natyror rus.


Dimër pas dimri, ne e kemi ndihmuar Kievin dhe sistemin e tij energjetik; ne do ta riparojmë infrastrukturën dhe do ta bëjmë përsëri.


Një moment historik për Evropën. Ne kemi arritur një marrëveshje për të ndaluar importet e gazit rus në Bashkimin Evropian.


Ky vendim godet në zemër të makinës së financimit të luftës të Rusisë dhe forcon sigurinë afatgjatë të energjisë së Evropës”.


Kështui shkroi Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, në rrjetin social virtual Iks (X).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page