PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): KËTË JAVË DO TË KEMI NJË PROPOZIM PËR PËRDORIMIN E ASETEVE RUSE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Paris, Francë | “Diskutim i shkëlqyer sot me Presidentin Zelenski, së bashku me Presidentin Emanuel Makron dhe udhëheqësit evropianë.
Ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të një marrëveshjeje paqeje që sjell drejtësi në Ukrainë.
Një marrëveshje që respekton plotësisht sovranitetin e Ukrainës dhe ofron garancitë e nevojshme të sigurisë.
Po e çojmë përpara punën tonë për të adresuar nevojat financiare të Ukrainës.
Kemi bërë përparim të mirë dhe planifikojmë të paraqesim propozimet tona legjislative këtë javë”.
Kështu shkroi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në rrjetin social virtual Iks (X).
“Gjithashtu po i koordinojmë ngushtë veprimet tona me Koalicionin e të Vullnetshmëve”, shtoi Presidentja von der Leien (Leyen).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































Comments