PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: UKRAINA DHE ALEATËT E SAJ RANË DAKORD TË PRESIN DERI TË HËNËN (01.09.2025) QË RUSIA TË DEMONSTROJË GATISHMËRI DHE VULLNET PËR TË MARRË PJESË NË NJË TAKIM DYPALËSH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 29
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Ukraina dhe aleatët e saj ranë dakord të presin deri të hënën, më 1 shtator, që Rusia të demonstrojë një gatishmëri dhe vullnet të vërtetë për të marrë pjesë në një takim dypalësh për t'i dhënë fund pushtimit të Ukrainës.
Ky është afati i fundit i treguar nga Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një konferencë për shtyp, të raportuar nga gazeta britanike “The Guardian”.
Presidenti Volodimir Zelenski tha se ai pret një përgjigje nga partnerët nëse Rusia nuk vepron brenda këtij afati.
Udhëheqësi ukrainas shprehu gjithashtu mbështetjen e tij për zhvendosjen e bisedimeve mbi garancitë e sigurisë në nivelin e udhëheqësve kombëtarë.
Në ditën e takimit ukrainas-amerikan në Jorkun e Ri mbi garancitë e sigurisë, Presidenti Zelensky deklaroi, në një konferencë shtypi nga Kievi, e cila, u raportua nga mediat ndërkombëtare, se diskutimet duhet të çohen urgjentisht në nivelin e udhëheqësisë, duke shtuar se ai do të donte gjithashtu që aleatët të ratifikonin garancitë e sigurisë përmes parlamenteve të tyre përkatëse.
“Ne duam garanci sigurie ligjërisht të detyrueshme. Ne nuk duam një tjetër Memorandum të Budapestit”, tha ai, duke iu referuar marrëveshjes së vitit 1994 në të cilën Kievi hoqi dorë nga arsenali i tij bërthamor në këmbim të garancive të sigurisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments