top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI (VOLODYMYR ZELENSKY): DO TË TAKOHEM ME PRESIDENTIN TRAMP (TRUMP) NË UASHINGTON DC TË HËNËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 16
  • 2 min read
ree

Kiev, Ukrainë | Do të takohem me Presidentin Tramp (Trump) në Uashington, DC, të hënën për të diskutuar të gjitha detajet që lidhen me përfundimin e vrasjeve dhe luftës.


Jam mirënjohës për ftesën”.


Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) e deklaroi këtë në rrjetin social Iks (X), pasi u informua nga presidenti amerikan për rezultatin e samitit me Putinin në Alaskë.


Patëm një bisedë të gjatë dhe të thelluar me Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump).


Filluam me diskutime individuale përpara se të ftonim udhëheqësit evropianë të bashkoheshin me ne.


Telefonata zgjati mbi një orë e gjysmë, duke përfshirë rreth një orë bisedë dypalëshe me Presidentin Tramp (Trump) rreth rezultatit të takimit me Putin.


Ne mbështesim propozimin e Presidentit Tramp (Trump) për një takim trepalësh midis Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.


Ukraina thekson se çështjet kryesore mund të diskutohen në nivel udhëheqësish dhe se një format trepalësh është i përshtatshëm për këtë qëllim.


Ukraina përsërit gatishmërinë e saj për të punuar me përkushtim të plotë për të arritur paqen.


Presidenti Tramp (Trump) më informoi për takimin e tij me udhëheqësin rus dhe pikat kryesore të diskutimit të tyre.


Është e rëndësishme që forca e Amerikës të ketë ndikim në evolucionin e situatës.


Është e rëndësishme që evropianët të përfshihen në çdo fazë për të siguruar garanci të forta sigurie së bashku me Amerikën.


Gjithashtu diskutuam sinjalet pozitive që vijnë nga pala amerikane në lidhje me pjesëmarrjen në garancitë e sigurisë së Ukrainës.


Ne vazhdojmë të koordinojmë qëndrimet tona me të gjithë partnerët. Falënderoj të gjithë ata që na ndihmojnë”.


Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e shkroi këtë në rrjetin social virtual Iks (X) pas telefonatës së tij me Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) pas takimit në Alaskë midis udhëheqësit amerikan dhe rusit Vladimir Putin.


Dje, në fluturimin për në Ankërixh (Anchorage), Presidenti Tramp (Trump) tha se qëllimi është t'i ofrohen garanci sigurie Ukrainës, por jo nën ombrellën e NATO-s, duke shtuar se Evropa duhet të marrë drejtimin”, përfundoi Presidenti Zelenski.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page