PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: REFUZIMI I MOSKËS PËR TË PRANUAR NJË ARMËPUSHIM I NDËRLIKON GJËRAT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 days ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski denoncon refuzimin e Rusisë për të rënë dakord për një armëpushim, të cilin, ai e quan se e ndërlikon situatën në arritjen e planit të paqes të kërkuar nga Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) pas takimit të djeshëm me Presidentin Putin.
“Ne shohim që Rusia po i hedh poshtë thirrjet e shumta për armëpushim dhe ende nuk ka vendosur se kur do të ndalojë vrasjet”, shkroi ai në rrjetet sociale virtuale.
“Kjo e ndërlikon situatën. Nëse nuk është e gatshme të ndjekë një urdhër të thjeshtë për të ndërprerë armiqësitë, mund të duhen përpjekje të konsiderueshme për ta shtyrë Rusinë të zbatojë diçka shumë më të rëndësishme; bashkëjetesën paqësore me fqinjët e saj për dekada të tëra”, shkroi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments